Politikë

FOTO E DITËS: Momenti kur Pjerin Ndreu del nga SPAK: Jam në hetim për shpërdorim detyre, është një kallëzim nga PD

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Momenti kur Pjerin Ndreu del nga SPAK: Jam në hetim

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje për rreth një orë.

Pasi daljes nga SPAK, Ndreu u shpreh para gazetarëve se është pyetur si person nën hetim dhe se është kallëzuar nga Partia Demokratike.

“U thirra në cilësinë e personit nën hetim. Do paraqitem gjithnjë kur të më kërkojnë të më kërkojnë t’i sqarojmë gjërat. Është një kallëzim politik, po më hetojnë për ‘shpërdorim detyre, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje. Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë”, deklaroi  Ndreu. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH