Politikë

FOTO E DITËS: Momenti kur Ervin Salianji del i zhgënjyer nga gjykata pas vendimit të dënimit

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Momenti kur Ervin Salianji del i zhgënjyer nga gjykata

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi sot vendimin që dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.

Në bazë të këtij vendimi ai humbi mandatin e deputetit, ndërsa sipas ligjit të dekriminalizimit, Salianjit i ndalohet të rikandidojë në zgjedhje për të paktën 5 vite.

Pas vendimit ai doli i zhgënjyer nga gjykata, ndërsa tha se është i pari i burgosur politik në 34 vite dhe shtoi se gjithçka ishte e përgatitur sipas tij. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH