Ura e Madhe e Kukësit është hapur ditën e sotme për qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Urës, ku u shpreh se është një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin.
Por gjatë inspektimeve, Rama ironizoi edhe Sali Berishën, i cili më herët ka thënë që “u këputën këmbët e urës”, në një kohë që ura është e shtrirë.
“Hapet edhe për ata që çnuk thanë për urën, deri tek lajmi nga penxherja që ju këputën këmbët Urës, ndërkohë që kjo nuk ka këmbë sepse është e shtrirë”, tha kryeministri.
Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra.
Kjo urë do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.