Politikë

Godina e kryesisë së Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e Ukrainës, zbulohet arsyeja!

Shkruar nga Liberale

Godina e kryesisë së Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e

Shqipëria dhe Ukraina përballen sot në Arena Kombëtare, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe gjithkush mund të pretendojë se  ndriçimi i Kryesisë së Kuvendit me flamurin ukrainas mund të lidhet me ndeshjen.

Godina e Kryesisë së Kuvendit është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.

“Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë. Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen.”, thuhet në njoftimin për shtyp, shoqëruar edhe me disa foto.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH