Politikë

FOTO E DITËS: Festa e PD-së, Alibeaj i vetmi nënkryetar ‘i mbijetuar’ i Bashës pas përjashtimit të Berishës

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Festa e PD-së, Alibeaj i vetmi nënkryetar ‘i

Partia Demokratike zyrtare festoi mbrëmjen e kaluar Vitin e Ri.

Në festën e PD-së zyrtare, mes drejtuesve të kësaj partie, deputetëve dhe ish-personalitete të spikatura ndër vite, simpatizantë dhe dashamirës, binin në sy prania e kryetarit Lulzim Basha dhe ish-kryetarit të komanduar të saj, Enkelejd Alibeaj.

Basha dhe Alibeaj janë padyshim dy nga figurat më të spikatura të PD-së zyrtare, në epokën e re “post Berisha”.  Pas përjashtimit të Berishës, PD siç dihet u nda në dy kampe. Në njërin demokratët të cilët e quajnë veten ‘konservatorë’ u bashkuan rreth liderit të tyre historik për të mbrojtur “kauzën e tij” në betejë me SHBA-të dhe në kampin tjetër demokratët reformatorë lanë pas të kaluarën problematike dhe iu bashkuan kauzës Euroantlantike, si e vetmja mundësi dhe shpresë për rikthimin e së djathtës në pushtet.   

Demokratët e asaj që njihet si pjesa Euroatlantike, e cila drejtohet aktualisht nga Lulzim Basha dhe mban marrëdhënie të mira me faktorin ndërkombëtar ndryshe nga Foltorja apo Rithemelimi, janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në një nga baret e kryeqytetit për të festuar ardhjen e Vitit të RI 2023.

Opozita kaloi një tjetër vit të vështirë, pas zgjedhjeve të fundit lokale të 14 majit, ndërsa për PD-në zyrtare sfidë mbetet riorganizimi i saj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.  

Pas zgjedhjeve të prillit 2021, Lulzim Basha në korrik të atij viti u konfirmua në një mandat të tretë radhazi në krye të PD-së, teksa mori edhe mbështetjen e Berishës. Ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Grida Duma, dhe Alfred Rushaj. Duhet theksuar se edhe ish-sekretari Gazmend Bardhi e ka "dezertuar" aktrualisht linjën Euro-atlantike.

2024 e gjen ish-nënkryetarin Enkelejd Alibeaj, të vetmin nënkryetar të mbijetuar të 9 shtatorit 2021, dita kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij “non grata” prej SHBA-së, vendim i cili vazhdon të mbajë ende të përçarë të djathtën.

Basha pas përjashatimit të Berishës dhe me lëvizjen e këtij të fundit, u tërhoq dhe Alibeaj mori drejtimin e partisë derisa u zhvilluan zgjedhjet e reja, që rikonfirmuan në detyrë ish-kryetarin e zgjedhur për herë të parë pas 2013-ës.

Megjithatë problemet e fundit ligjore të ish-kryeministrit duket se po i japin të drejtë vendimit të marrë nga Lulzim Basha, vendim i cili është mbrojtur edhe nga Enkeledj Alibeaj dhe deputetë të tjerë të PD-së që doli nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH