Politikë

FOTO E DITËS: Ervin Salianji godet me postimin nga qelia e burgut, publikon pamjen simbolike me peshkun në parlament: Reagoni!

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Ervin Salianji godet me postimin nga qelia e burgut, publikon

Ervin Salianji e ka nisur mëngjesin e sotëm me një tjetër postim në rrjete sociale, nga burgu i Fierit, aty ku po vuan dënimin e caktuar nga gjykata e Apelit pesë ditë më parë.

Politikani ka ripostuar një foto të disa viteve më parë, ku shfaqet me një peshk të madh të cilin e mbante në duar, përballë Kuvendit, si simbolikë që “peshqit e mëdhenj të politikës të përfundonin pas hekurave”, shkruan ai.

Duke zbuluar se çfarë i ka thënë një nga punonjësit e Gardës, Salianji ka vetëm një thirrje: “Reagoni”.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Mirëmëngjes!

Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!

Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia funksionale, duke kërkuar që “Peshqit e Mëdhenj” të politikës të përfundonin pas hekurave.

Një metaforë e gjetur simbolike kur Salianji hyri në Kuvend, me një peshk dhuratë kryeminsitrit.
E shakaja e gjetur e punonjësve te Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqenë…

Reagoni!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH