Politikë

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve të SPAK!

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve

Ish-kryeministri Sali Berisha doli nga banesa dhe shkoi sot në SPAK.

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve

I rrethuar nga mbështetësit e tij, Berisha u shfaq i qeshur në dyert e Prokurorisë së Posaçme.  

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve

Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, si person nën hetim.

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve

Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve

Sapo zbriti nga makina, Berisha u prit me ovacione nga deputetë dhe mbështetës të tij.

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve

Me thirrjet “Berisha, Berisha”, mbështetësit e tij e kanë duartrokitur mbërritjen e Berishës në SPAK.

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve

Ndërkohë ish-kryeministri, në fjalën e tij para se të futej në godinën e Prokurorisë së Posaçme, deklaroi se beteja me krimin do të vijojë.

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.

FOTO E DITËS/ Berisha shfaqet i qeshur dhe pritet me ovacione para dyerve

Është era e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’. Sakaq, Apeli do të vendosë nesër mbi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH