Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, njëkohësisht edhe funksionar politik dhe ish-deputet i partisë Demokratike, Bardh Spahia, u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Spahia u pa teksa hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, ku qëndroi për 30 minuta dhe ishte i shoqëruar edhe me avokat.
Nuk dihet përse ka shkuar ndërsa iu "ka bërë bisht" gazetarëve të cilët e kanë pyetur pasi doli nga godina e SPAK, duke i rënë shkurt.
'S'ka asgjë që mund të ketë interes publik" tha Spahia për gazetarët.