Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka mbërritur pak çaste më parë në Tiranë.
Diplomati britanik u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, me të cilin do të zhvillojë më pas një takim.
Vetë ministri Hasani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur kënaqësinë për vizitën e Sekretarit Cameron në vendin tonë.
Sipas Hasanit uajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane.
"Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin, Lord David Cameron. Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.", shkruan Hasani.