Politikë

FOTO/ Bora Muzhaqi vijon takimet me të rinjtë në Lushnje e Kuçovë, për rishikimin e Ligjeve “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Bora Muzhaqi vijon takimet me të rinjtë në Lushnje e

Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, pas takimeve me të rinjtë në Kurbin dhe dhe Shkodër, është ndalur këtë herë në Lushnje e në Kuçovë në kuadër të turit të konsultimeve “Rinia Ndryshon Ligjet” për rishikimin e ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe ligjit nr. 45/2016 “Për Vullnetarizmin”.

FOTO/ Bora Muzhaqi vijon takimet me të rinjtë në Lushnje e

Ministrja Muzhaqi e cilësoi këtë bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Lushnjes dhe Kuçovës dhe zonave përreth konstruktiv e të frytshëm, ku të rinjtë shprehën rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor.

FOTO/ Bora Muzhaqi vijon takimet me të rinjtë në Lushnje e

“Çdo koment, sugjerim dhe rekomandim u mbajt shënim për t’u reflektuar në draft ligje” shprehet ministrja Muzhaqi, teksa shton se pas bisedimeve, të rinjtë plotësuan anketa që thelluan më tej sugjerimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor, duke garantuar që nevojat dhe aspiratat e tyre të reflektohen në legjislacionin e ri.

FOTO/ Bora Muzhaqi vijon takimet me të rinjtë në Lushnje e

Turi “Rinia Ndryshon Ligjet” synon të sigurojë që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe të përfshihet në procesin e rishikimit të ligjeve që i prekin ata drejtpërdrejt, njëjtë me praktikën e ndjekur nga Ministrja Muzhaqi edhe në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH