Politikë

Formohet “grupi i dialogut” pas paktit mes PS-së dhe Rithemelimit, ja Komisioni që do të hartojë Reformën Zgjedhore në Parlament

Shkruar nga Liberale
Formohet “grupi i dialogut” pas paktit mes PS-së dhe

Socialistët dhe deputetët e rithemelimit nga radhët e opozitës pritet të çojnë përpara bashkëpunimin për ligjet që kërkojnë 3/5, mes të cilave më të rëndësishme janë edhe Amnistia Penale dhe Reforma Zgjedhore.

“Grupi Dialogut” pritet të formalizohet në mbledhjen e radhës të Komisionit të ligjeve.

Këtë synojnë ta arrijnë përmes të ashtuquajturit “Grupi Dialogut” i cili do të veprojë brenda Komisionit Parlamentar të ligjeve. Socialistët ngulmojnë se nuk kemi të bëjmë me një nën-komision parlamentar.
Palët i kanë gati emrat përbërës të këtij grupi.

Socialistët pritet të përfaqësohen në Grupin e Dialogut me Klotilda Bushkën, Damian Gjiknurin, dhe Toni Gogu ose Plarent Ndreca.

Ndërsa nga Rithemelimi me Oerd Bylykbashin, Erisa Xhixhon dhe Dhurata Çupin. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH