Politikë

Fluksi i turistëve në vend/ Rama: 10 milionë vizitorë vjet, sfidë për Shqipërinë! T'ua lëmë historinë brezave

Shkruar nga Liberale
Fluksi i turistëve në vend/ Rama: 10 milionë vizitorë vjet,

Kryeministri Edi Rama foli sot për sfidat e Shqipërisë në lidhje me sektorin e turizmit.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria duhet të punojë fort që të ecë përpara dhe sigurisht të mësojë nga gabimet e vendeve që e kanë zhvilluar turizmin vite me parë.

Në takimin e 70-të të Komisionit për Europën E Organizatës Botërore të Turizmit, Rama tha se gjatë vitit të kaluar në vendin tonë erdhën 10 milionë turistë dhe se shifrat për tremujorin e parë të këtij viti janë gjithashtu pozitive.

Edi Rama: Në këto vite ne kemi njohur një periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë e të izoluar nga ju qe keni ardhur nga perëndimi por dhe ju që keni ardhur nga lindja. Ajo që kemi kaluar ne është përtej imagjinatës të izolimit dhe brutalitetit që kemi hasur. Para 30 vitesh kemi patur vetëm 5 mijë turistë marksist, leninist, historiku i të cilëve ishte parë me imtësi nga autoritetet e atëhershme, Shqipëria ishte Koreja e Veriut e asaj kohe. Ata kishin ardhur në një vend që ishte krenar që siç na thoshin ishim i vetmi vend i vërtete marksist leninist i vërtetë në botë.

Kur vinin në Shqipëri ata duhet të shkonin menjëherë te berberi në Rinas nëse kishin flokë të gjata dhe mjekër. Pra mendoni sa i thellë ka qenë leninizmi në atë kohë. Sot realitete janë ndryshe, më shumë se 10 mln turstë erdhën vjet. Dhe shifra të larta kemi edhe në tre muajt e para të këtij viti. Kjo s’është vetëm sukses por edhe sfidë, ka shumë gjëra të cilat duhte ti zgjedhim në rast se duam që Shqipëria të ecë përpara. Për ti bërë ata të ndihen që kanë ardhur në Shqipëri jo në vend tjetër, duhet të ruajmë natyrën dhe të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, pra ti ndërthurim këto të dyja.

Ne nuk duam ta humbasim vendin tonë ndërkohë ndërtojmë një vend të denjë për turizëm. Ju i keni kaluar këto faza, keni përvojë më shumë se ne. Unë besoj se ne nuk duhet të bëjmë të njëtat gabime me ju, duhet të mësojmë nga gabimet tuaja. Ajo që po bën kjo organiztë është vërtetë fantastike. Këtu s bëhet fjalë për të shkusr nga njëri vend te tjetru, bëhet fjalë për ndarjen e ekspertizës gabimeve, përvojave dhe gabimeve që mos të përsëritem. Shpresoj të mësojmë nga gabimet tuaja. Ne tashmë kemi bërë ca gabime tona. Ms harrojmë që jetojmë mes Italise dhe Greqisë do të thotë se je te dolce vita, jeta e shkujdesur dhe normalisht që bëjmë dhe gabime… Ligji ynë i përbashkët kodi i lek dukagjinit thotë se shtëpia e shqiptarit ëshë e personit që të ka ardhur për vizitë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH