Politikë

"Flet si perëndimor, e vepron si lindor", Basha për deklaratën e Ramës: Kosova ka nevojë për mbështetje, jo leksione

Shkruar nga Liberale

"Flet si perëndimor, e vepron si lindor", Basha për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, mbi mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë së OKB, ku u diskutua mbi Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.

“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.

Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.

Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH