Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur pas mbylljes së protestës se sot ishte dita e parë e mosbindjes civile. Ai shtoi se revolta e qytetarëve do të vazhdojë.
Pas përfundimit të protesës së opozitës, Noka është shprehur se kjo mosbindje civile nuk do të ndalojë deri në përmbushjen e synimeve të tyre.
"Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte: Jepni zgjidhje kërkesës së qytetarëve, qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet as me gaz dhe as me dhunë. Ne do të jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile derisa synimet tona të arrihen. Narkosi duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike. Sot nisëm nga parlamenti në rrugë. Për çdo hap tjetër do të ju njoftojmë. Ne do të jemi në mosbindje civile. Ata janë duke u dridhur, të tërbuar sepse forca e qytetarëve ju ka kallur datën. I gjithë shteti në panik, revolta do të vijë duke zier. Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile. Ne do të jemi në aksion. Do ju njoftoj për çdo gjë" - tha Flamur Noka.