Politikë

Fitoi zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo i kthen përgjigje Fredi Belerit pas kërkesës së tij për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke

Shkruar nga Liberale

Fitoi zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo i kthen përgjigje Fredi

Kryebashkiaku i ri i Himarës, Vangjel Tavo ka shprehur falënderimet e tij për të gjithë ata që e kanë votuar dhe uruar për detyrën e re.

 

Në intervistën e dhënë pas mbylljes së procesit të numërimit për zgjedhjet e 4 gushtit, kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, foli edhe mbi prioritetet e ltyre në këto tre vite të mandatit të tij.

Për Top Channel, Tavo ka një përgjigje edhe për kërkesën e Fredi Beleri, i cili nga burgu i kërkoi ndërtimin e një shkolle të mesme minoritare në Himarë.
“Çështja e dhënies së titujve është një angazhim personal i kryeministrit z.Rama ka nisur procesi i certifikimit të pronave dhe do përfundojë ditën që do ta marrë dhe banori i fundit i Himarës certifikatën e vet. Duke pasur parasysh çdo gjë tjetër që z.Beleri thekson padyshim që çdo gjë që është kompetencë e Bashkisë do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve të shtetit shqiptar.
I pyetur se kur të ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë Himarë, cila do jetë detyra juaj e parë i juaji Vangjel Tavo u përgjigj: Sigurisht prioritet është turizmi, ka dhe shumë punë të tjera që duhen zgjidhur, por turizmi është prioritet i prioriteteve.

Tavo u shpreh po adhtu pasi mori mandatin përmes një teagimi në Facebook se ka marrë me mijëra mesazhe dhe telefonata për ta uruar për fitoren në Himarë.

“Në pamundësi fizike për t’ju falenderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra! Faleminderit gjithësecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke”, shkroi Tavo mes të tjerash në mesazhin e tij.

Reagimi i Tavos:

Të nderuar miq, dashamirës e mbështetës kudo që jeni,

Kam marrë prej jush me mijëra e mijëra mesazhe urimi përmes telefonit celular dhe rrjeteve sociale, e ju jam tejet mirënjohës për çdo urim, fjalë e inkurajim, e mbi të gjitha për sinqeritetin dhe dashamirësinë e thellë njerëzore që keni përçuar përmes tyre, që më kanë ngazëllyer e gëzuar pa masë e më kanë bërë të ndihem një njeri i privilegjuar me kaq shumë e shumë miq në katër anët e vendit, në shtetet fqinje, si edhe në kontinentet e largëta.
Sepse, a nuk është kjo pasuria më e madhe që mund të ketë njeriu?! A nuk është pikërisht kjo trashëgimia më e vyer që mund të lihet në këtë jetë?! Dhe, a ka bekim më të madh se sa të kesh kaq shumë bashkëudhëtarë të përzemërt në rrugëtimim njerëzor?!

Në pamundësi fizike për t’ju falenderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra!
Faleminderit gjithësecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke.

Ju e vlerësoni dhe e konsideroni Vangjel Tavon mik, ndërsa unë ju siguroj se e konsideroj gjithësecilin prej jush mik të vërtetë dhe shtysë e forcë për të shërbyer më shumë, për të drejtuar më mirë, e për t’i shpenzuar të gjitha energjitë e mia në përmirësimin e jetës së banorëve të thjeshtë dhe zhvillimin dhe transformimin e komunitetit.
Përgjithmonë mirënjohës!
Përulësisht,
Vangjel Tavo

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH