Politikë

Fevziu për rezolutën anti-korrupsion: SPAK i paprekshëm, Rama shpëlarje për të hyrë në zgjedhje

Shkruar nga Liberale

Fevziu për rezolutën anti-korrupsion: SPAK i paprekshëm, Rama

Gazetari Blendi Fevziu, për votimin nga mazhoranca në Kuvend të rezolutës anti-korrupsion dhe ngritjen e komisioni për këtë çështje, thotë se komisioni nuk do të ndryshojë asgjë.

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se SPAK është më shumë i varur nga ndërkombëtarët që kanë qenë dhe garantuesit e punës së tij.

Rama e ka perceptuar, në fokus grupe dhe sondazhe njollosja që ka marrë mazhoranca me korrupsionin, i kanë vënë një njollë shumë të madhe, e vetmja mënyrë që ai të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me një lloj shpëlarje është të flasë sa më shumë për korrupsionin dhe gjërat kundër korrupsionit edhe pse në thelb nuk do të ndryshojë asgjë.

Synon të japë përshtypjen sikur Rama po bën ç’është e mundur sikur po lufton korrupsionin.

Mund të jetë tentativë kundër SPAK, por komisioni nuk ka çfarë t’i bëjë, SPAK është i paprekshëm.

Mund të jetë një nismë anti-SPAK në vetvete, por është një nismë që nuk jep asgjë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH