Politikë

"Fati" i Fredi Belerit, KQZ merr vendimin për vlefshmërinë e mandatit

Shkruar nga Liberale

"Fati" i Fredi Belerit, KQZ merr vendimin për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:30 vendimin, në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e Fredi Belerit.

“Në lidhje me kohën, nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot. Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë edhe nëpërmjet një plafrome komunikimi elektronike”, tha kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Ndërkohë, avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari kërkoi që nuk mund të jepet një vendim për mandatin e Belerit, pa qenë ai i pranishëm dhe të japë argumentet e tij.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin e tij të paligjshëm e politik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH