Deputetët e PD-së në nisjen e seancës së sotme plenare janë përplasur me gardën e Republikës pranë foltores, ndërsa hodhën sende dhe shishe në drejtim të ministrave dhe kryetares së parlamentit, Elisa Spiropali.
Më tej ata morën karriget e kuvendit ku ata ulen dhe i nxorën jashtë në oborrin përpara derës hyrëse të parlamentit, duke iu vënë flakën.
E gjitha kjo skenë si shenjë proteste nga ana e opozitës pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit nga Gjykata e Apelit për “moskallëzim krimi”.