Politikë

Çfarë po ndodh? Sekretari i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK

Shkruar nga Liberale

Çfarë po ndodh? Sekretari i Kryeministrisë, Ëngjëll

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ende nuk dihen aryet e thirrjes së tij nga prokurorët e SPAK, por mendohet se është thirrur në lidhje me inceneratorët, ndërsa priten detaje të reja në vijim. 

Kujtojmë se pak kohë më parë emri i tij u përmend edhe në një investigim të medias italiane Rai3, ku bëhet fjalë për emisionin “Report”, i cili në një investigim për marrëveshjen Meloni-Rama, për strehimin e emigrantëve në Shqipëri, e cilësoi Engjëll Agaçin si “avokat të narkotrafikantëve” .

Në investigim thuhej se Agaçi kishte tentuar të korruptonte kreun e interpolit të Romës, për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

Pas këtij shkrimi vetë Engjëll Agaçi rëagoi për median italiane La Republica dhe tha se se do të padisë për shpifje emisionin e RAI 3.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH