Politikë

Çështja Gërdeci/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, SHBA sjell përgjigjet e letër-porosive

Shkruar nga Liberale

Çështja Gërdeci/ Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, SHBA sjell

Shtyhet seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili akuzohet për ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datën 2 Maj në orën 10:00.

Avokatët mbrojtës dhe ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu kanë kundërshtuar provat e prokurorisë.

Bëhet me dije se SHBA ka sjellë përgjigje të letër-porosive mbi pyetjet e disa dëshmitarëve, por autoritetet gjyqësore janë shprehur se pyetja e këtyre personave nuk mund të bëhet nga gjykata, por vetëm nga agjentët e FBI.

"E kemi bërë të qartë kërkesën tonë. Kemi kërkuar një diskutim interaktiv me një kompani që ka pasur kontratë me ministrinë e Mbrojtjes. Do ishte mirë të kishim një diskutim nëpërmjet video-konferencës.

Kërkova të vlerësohet pjesa ligjore formale e aktit të kryer dhe të përcaktohet se çfarë ka ndodhur. Është e gjitha ajo historia e karrocës së dorës, ndërkohë që vetë ekspertët amerikanë thonë se nuk ka asnjë lloj nxehtësie aty për të djegur barutin. Mendoj se do ishte në dinjitetin e SPAK që të bëheshin të gjitha aktet e ekspertizës për pretendimet e bëra."- tha Mediu. 

Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe "Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH