Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit ka mbërritur mëngjesin e sotëm në GJKKO, ku do të merret në pyetje për çështjen ‘Gërdeci’.
Shkëlzeni ashtu sikurse i ati, do të përballet këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Seanca për çështjen Gërdeci, ku senaca do të mbahet në orën 09:00 dhe do të gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
GJKKO ka thirrur djalin e ish kryeministrit që të dëshmojë lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Ai refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit, duke thënë se nuk kishte marrë asnjë njoftim nga gjykata.