Politikë

Çështja e vulës në Apel, politologu jep argumentet: Ja pse do t’i mbetet PD-së zyrtare

Shkruar nga Liberale

Çështja e vulës në Apel, politologu jep argumentet: Ja pse

Teksa Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar datën 11 qershor kur do të rishqyrtojë çështjen e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike, për politologun Alban Daci ato do t’i mbeten PD-së zyrtare.

Në një lidhje në RTSH 24, Daci theksoi se megjithatë janë zgjedhjet e vitit 2025 që do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë më tej me grupimet brenda PD-së.

Ai sjell dy skenarë, teksa thotë se njëri nga grupimet në parti, në pamundësi për të garuar në zgjedhje me logon e kësaj partie, ose do të konsolidohet në një subjekt tjetër politik, ose në rastin tjetër, një pjesë e konsiderueshme mund të kthehen te PD-ja zyrtare.

Çështja e vulë së PD më së shumti do të varet nga situata politike në vend, por edhe situata politike mes dy grupimeve që sot janë grupime rivale në PD. Mendoj që vula do t’i mbetet PD-së ashtu siç është edhe logjika normale e funksionimit të legjitimitetit të një subjekti politik. Rezultati i PD-së në zgjedhjet e 2025 do të përcaktojë nëse do të ketë më vullnet dhe arsye politike që kjo çështje të shkojë më tutje, apo pala tjetër kundërshtare në pamundësi për të konkurruar me logon e PD-së, ose do të konsolidohet në subjekt tjetër politik, ose një pjesë e konsiderueshme e saj do të rikthehet te rrënjët, te PD”, tha Daci.

Sipas tij, nëse PD nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk do të arrijë të realizojë rrotacionin politik në vend, atëherë çështja e vulës mund të çohet në nivelet më të larta të drejtësisë.

Mendoj se PD i ka të gjitha mundësitë e logjikës normale që në zgjedhjet e 2025 të hyjë me kryetar zotin Lulzim Basha. Ky i fundit ka përgjegjësi shumë të madhe dhe duhet të tregojë politikisht se PD është partia më e madhe në vend dhe duhet të jetë në lartësi për të realizuar rrotacionin e pushtetit. Nëse PD nuk do arrijë ta bëjë diçka të tillë, mendoj se rrethanat do ndryshojnë politikisht renda PD. Mund të kërkohet në të gjitha nivelet e drejtësisë. Nëse ndodh ky skenar, mendoj që edhe për 2-3 vite të tjera nuk do kemi një zgjidhej përfundimtare të kësaj çështje, por status quo mbetet ajo që është dhe PD është ajo që ne njohim sot”, theksoi Daci.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH