Politikë

Pse kjo "furtunë"? Erion Veliaj "shkund" Bashkinë e Tiranës, shkarkon 12 drejtorë

Shkruar nga Liberale

Pse kjo "furtunë"? Erion Veliaj "shkund" Bashkinë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka larguar nga postet 12 drejtues të Bashkisë.

Këto ndryshime përfshijnë zëvendësimin e drejtorëve në Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës, Policinë Bashkiake, Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Tirana Parking, Kopshtin Zoologjik, Qytetin Studenti, si dhe disa qendra sociale dhe muzeume.

Bëhet me dije se disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë, janë zëvendësuar sot me emra të rinj.

Mbetet e paqartë nëse këto ndryshime vijnë në kuadër të ristrukturimit të Bashkisë së Tiranës apo nëse SPAK po përgatit ndonjë “goditje” në Bashkinë e kryeqytetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH