Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë dhe Serbinë.
Raportohet se Erdogan do të vizitojë dy vendet më datat 10 dhe 11 tetor.
Vizita e parë e presidentit Erdogan do të jetë në Tiranë. Më 11 tetor ai ka planifikuar vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Ende nuk ka detaje të axhendës së presidentit turk për vizitën zyrtare në Tiranë apo takimet që do të kryejë, sikurse edhe në vizitën e Beogradit.
Vizita e fundit e Erdogan në vendin ka qenë në janar të vitit 2022.