Ish-presidenti Ilir Meta iu bashkua dje besimtarëve bektashinj, të cilët kremtuan Festën e Shenjtë të Abaz Aliut, në malin e Tomorrit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Meta shihet teksa këndon këngën “Baba Tomorri” dhe së bashku me qytetarët e tjerë është duke kërcyer valle.
Gjatë kësaj vere Kreu i PL, ka patur një aktivitet të ngjeshur, herë duke u hedhur nëpër lumenj, herë në konferencë shtypi, apo duke bërë ngjitje në mal.