Politikë

Enkelejd Alibeaj: PD nuk ndodhet në konflikt për vulën, por ndarja është mes interesit publik dhe atij privat

Shkruar nga Liberale

Enkelejd Alibeaj: PD nuk ndodhet në konflikt për vulën, por

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se çështja që ndodhi me këtë parti nuk ka lidhje me vulën, selinë apo siglën, por një çështjes ndarjeje mes interesit publik dhe atij privat.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Alibeaj tha se ato vlera që përbëjnë një forcë politike që nis me interesin publik, është mënyra që na bën të besueshëm të shqiptarët, pasi vula nuk të jep fitoren, thjesht të jep një konfirmim te mbështetja që kemi pasur ne te këto vlera.

“Një shumicë dërrmuese e shqiptarëve sot duan alternativë, duan ndryshim. Testi real që kemi ne është sa do të mund ne të thithim, të bindim këta qytetarë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Alibeaj.

Ai u shpreh se jemi në test çdo ditë, duke shtuar se sondazhet tregojnë se 70% e shqiptarëve mbështesin SPAK dhe PD zyrtare është e vetmja që mbështet publikisht Prokurorinë Speciale.

“Ne kemi mbështetur SPAK me një paketë, jemi jashtë konfliktit të interesit me drejtësinë dhe shqiptarët duan pikërisht këtë, një politikë jo në konflikt interesi me drejtësinë, por në shërbim të qytetarëve”, tha Alibeaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH