Politikë

“Emigracioni, jemi të kënaqur”/ Rama në konferencë me Cameron: Operacionet do të vazhdojnë! Do t'i shkojmë deri në rrënjë fenomenit

Shkruar nga Liberale

“Emigracioni, jemi të kënaqur”/ Rama në

Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i jashtëm Britanik, David Cameron kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij Rama ka bërë me dije se pjesë e diskutimeve ishte projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe përfshirja e Britanisë në këtë nismë.

Ai bëri gjithashtu me dije se u diskutua për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe tha se bashkëpunimi mes dy vendeve ka pasur rezultate të mira.

"Kemi folur padyshim edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, jemi shumë të kënaqur, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë. Gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Lidhet me vullnetin e përbahket për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni.

Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesve të paqtimit dhe të bashkëpunimit në rajon. Cameron është mbështetës i vendosur i këtyre proceseve. Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interes për normalizmin të raporteve edhe për Kosovën e Serbinë, ku ka pasur hapa pozitiv por në vijimsi ka edhe ngecje në vend apo në vijimsi ndodhet rreziku i kthimit mbrapa. Unë dëshiroj të falenderoj kryeminsitrin Sunak dhe lordin Cameron për gatishmërinë e tyre për të mbështetur ofrimin e Shqipërisë, që të bëhet vitin e ardhshëm vendi pritës i samitit të madh të komunitetit të përbashkët evreopian, që do të mbahet në Londër."- tha Rama. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH