Politikë

Elisa Spiropali nuk e fsheh entuziazmin: U dakordësuam me Berishën, të enjten seanca do të jetë normale! Amnistia? Do të diskutohet!

Shkruar nga Liberale
Elisa Spiropali nuk e fsheh entuziazmin: U dakordësuam me Berishën,

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në përfundim të mbledhjes së konferencës së kryetarëve, pas takimit të gazmend Bardhit dhe Bledi Çuçit, foli për finalizimin e negociatave me Rithemelimin duke sjellë ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Lajm i mirë. I jemi kthyer normalitetit në Kuvend. I përgëzoj deputetët e opozitës. Gjetëm një dakordësi të shpejtë për komisionet hetimore dhe dialogun që kërkon shumicë të cilësuar. Të enjten seancat do të jenë më të plota më transparente dhe qeveria është e gatshme që të gjithat që janë në parlament ti diskutojë dhe debatojë me opozitën.”

A do bashkojnë deputetët e Rithemelimit votat për amnistinë?

“Ne nuk kemi bërë asnjë marrëveshje. Do ta diskutojmë edhe këtë dhe shpresoj që deputetët e opozitës do ta votojnë”, theksoi Elisa Spiropali.

Sakaq, mësohet se palët e kanë arritur marrëveshjen për Amnistinë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH