Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta pak më parë të Gert Bogdanit.
Në një postim në rrjete sociale, Spiropali shkruan se ndihet e tronditur nga lajmi i vdekjes së ish-deputetit, teksa i shpreh ngushëllimet e saj familjes.
"Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani… Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç! Ngushëllime nga zemra familjes! U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirti", - ka shkruar Spiropali.
View this post on Instagram