Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të presë të mërkurën në takim homologen finladeze Elina Valtonen, e cila do të zhvillojë një vizitë disaorëshe në Tiranë.
Krahas takimit dypalësh, dy homologët do të mbajnë një deklaratë për shtyp, pas së cilës Valtonen do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Deklarata për shtyp e dy ministrave do të mbahet në orën 11:15.
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës janë vendosur më 27 gusht 1956. Si Shqipëria ashtu edhe Finlanda nuk kanë përfaqësi diplomatike në kryeqytetet përkatëse.
Shqipëria mbulon marrëdhëniet diplomatike me Finlandën nga Ambasada në Stokholm, ndërsa Finlanda mbulon marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë nga Ambasada në Athinë.