Politikë

E zbulon Rama, ky është kryebashkiaku që u ANKUA sot në mbledhjen e Shkodrës

Shkruar nga Liberale
E zbulon Rama, ky është kryebashkiaku që u ANKUA sot në

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat pas përfundimit të mbledhjes me krerët e pushtetit vendor në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ishte i vetmi që shprehu ankesat e tij ndaj një ministriee lidhur me finacimet për bashkinë.

Sipas tij ankesa e kryebashkiakut të Pogradecit tregon që ai punon dhe interesohet për bashkinë.

Për sa i përket Shkodërs kryeministri tha se ka shumë projekte përpara dhe se “Shkodra will be great again”, që do të thotë “Shkodra do të jetë sërish mirë”.

"Kryetari i bashkisë së Pogradecit u ankua sit për diskriminim. Ai pati një kritikë në adrësë të një ministrie për diskriminim. Megjithatë unë kam qenë kryetar bashkie vetë, dhe kuptoja që çdo kryetar bashkie nuk do ishte i duhur nëse nuk ankohej se pse nuk marrim më shumë..Ai nuk e tha por mendon se Korça ka marrë më shumë Pogradeci më pak. Nuk kemi asnjë arye që ne t’i shikojmë kryetarët e bashkive të djathtë, mua nuk me duken ashtu në fakt, mua më duek kryetarë të zgjedhur.",u shpreh kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH