Politikë

“E vetmja forcë politike në mbështetje të drejtësisë”, Basha: PD është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK dhe BKH

Shkruar nga Liberale

“E vetmja forcë politike në mbështetje të

Kreu i PD, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Elbasan, përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të PD, ndaj SPAK dhe BKH. Baha më tej u shpreh se demokratët janë e vetmja forcë politike, e qartë, e prerë, transparente, e vendosur në luftën kundër korrupsionit si domosdoshmëri për të ringjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve.

Më poshtë pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha:

“Ndaj për demokratët shqiptarë është e qartë që dilema ka marrë fund, dilema duhej të merrte fund, Partia Demokratike është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK-ut dhe BKH-së, për t’i dhënë fund pabarazisë së ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar të korruptuarit shqiptarë, të korruptuarit e kësaj qeverie atje ku e kanë vendin, para ligjit dhe prapa hekurave. Që ky qëndrim është i qartë, e tregon edhe ankthi që ndodhen tashmë në hetime penale, në procedime penale, të arrestuar apo në pritje të gjykimit apo edhe vet në burg duke vuajtur dënimin për dëmet e jashtëzakonshme që i kanë shkaktuar këtij populli dhe qytetarëve me vjedhjet e tyre të përbindshme.

Prandaj menduan dhe zbatuan planin e tyre diabolik për amnistinë e të korruptuarve të dënuar nga SPAK-u. Ju e patë edhe vet, në fillim Partia Demokratike, më pas media, më pas vet institucionet e drejtësisë treguan qartë këtë lojë të ndyrë, këtë lojë të ulët, natyrisht të ideuar dhe të udhëhequr nga Edi Rama dhe kjo qeveri, por të përqafuar nga ata që me mandat të marrë nga votat tuaja, flijuan interesat e demokratëve, flijuan interesat e shqiptarëve dhe bashkuan votat për të liruar zyrtarët e korruptuar dhe të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, duke mbajtur në procedim penal protestuesit demokratë dhe protestuesit në tërrësi kundër korrupsionit. Kjo i nxjerr ata të zbuluar, si ai llumi që nuk e ka mendjen të bëjë diçka për vendin por e kanë mendjen vetëm tek vetja e vet dhe karrigia e vet. Kjo është ajo që na diferencon me ta dhe nga të gjithë faktorët e tjerë politik në vend. E vetmja forcë politike, e qartë, e prerë, transparente, e vendosur në luftën kundër korrupsionit si domosdoshmëri për të ringjallur shpresën dhe besimin e shqiptarëve, për një Shqipëri që u ofron mundësi dhe mirëqenie atyre dhe familjeve të tyre, është dhe mbetet, Partia Demokratike e Shqipërisë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH