Politikë

E ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë takim me kryeministrin Rama, Nancy Van Horn: Rikonfirmoj mbështetjen e palëkundur për Shqipërinë!

Shkruar nga Liberale

E ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë takim me kryeministrin

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy Vanhorn është takuarditën e sotme me Kryeministrin Edi Rama. 

Lajmi u bë i ditur nga amabsada e SHBA-ve, ku përmes një postimi në rrjete sociale ndau dhe disa foto nga takimi mes tyre. 

Ambasada e SHBA, bën me dije se VanHorn rikonfirmoi në takim mbështetjen e palëkundër të SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin

Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH