Politikë

"E meritojmë integrimin", Rama kriktika BE-së nga samiti i Shkupit: Më seriozë me procesin!

Shkruar nga Liberale

"E meritojmë integrimin", Rama kriktika BE-së nga samiti i

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga konferenca “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë u shpreh se Shqipëria e meriton integrimin, ndërsa nuk i kurseu kriktikat ndaj Bashkimit Europian, duke thënë se duhet të jetë më serioze me çështjen e integrimit.

"Do të doja të falenderoj nënsekretarin e SHBA, miqtë tanë. Me këtë O\Brien potencion rëndësinë që kjo iniciativë e ka në vete, jo vetëm për shtetet tona, por paqen e stabilitetin e rajonit në përgjithësi.

Përpjekjet për konvergjencë janë patatetikë dhe ky është fakt. Një nga vendet fqinje merr nga BE rreth 400 mijë për qytetar ndërsa ne këtu marrim rreth 130 për qytetar. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim. Gjatë viteve kemi ardhur në këtë pikë. Evropianët pa B është e rëndësishme për ne dhe ndërkohë është një sfidë e madhe dhe përfitim i madh nëse duam të bëhemi pjesë e kësaj familje. Nëse duam të jemi të gatshëm të sakrifikoni të jepni dicka për veten.

Bëhet fjalë për testin e pjekurisë për ne, dhe ne patjetër duhet ta kalojmë këtë. Duhet të nënvizoj se një cështje mund të paramendoni në c' pozicion më të mirë do ishim nëse BE do ishte më serioze me integrimin rajonal me menaxhimin e cështjeve. Kështu duhet të ishte kur nisi procesi i berlinit, por ky proces ndodh një herë në vit dhe një ditë, dhe ndaj në filluam me Ballanin e Hapur.

Ishte qëllim për luftën e forcën jo vetëm ne Evropë por edhe në rajon. Kur them derisa presim dhe nuk varet vetëm nga ne, le të aderojmë vetë ne, por të gjithë thonë jo jo." u shpreh Rama. 

"Nuk jam i cmendur por ka arsye për të qenë optimist sot. Pas darkës mbrëmë, mund të kemi bisedë të civilizuar dhe të flasim pa ndërthurur historinë", shtoi ai. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH