Politikë

E konfirmon Rama: Po punojmë që porti detar i Porto Romanos, të jetë një bazë e NATO-s

Shkruar nga Liberale

E konfirmon Rama: Po punojmë që porti detar i Porto Romanos, të

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në inaugurimin e bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë, u shpreh se "Baza e NATO-s në Kuçovë do të pasohet nga baza e re detare në Porto Romano”.

Kreu i qeverisë theksoi se rindërtimi i bazës së NATO-s në Kuçovë i tejkalon kufijtë e Shqipërisë dhe është një element sigurie për rajonin tonë, për Ballkanin Perëndimor.

"Falënderim i posaçëm atyre që kontribuuan duke filluar nga aleatët tanë të NATO-s. Me shpresën dhe besimin se kjo bazë e re do të shoqërohet nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romane, gjë për të cilën po punojmë me NATO-n dhe se shpejti do të mund ti gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës. Falënderim i posaçëm për të gjitha Forcave tona të Armatosura.’- tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH