Politikë

E konfirmon DASH: Blinken vizitë treditore në Shqipëri dhe Gjermani (14-17 shkurt)

Shkruar nga Liberale
E konfirmon DASH: Blinken vizitë treditore në Shqipëri dhe

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi vizitën historike nga 14-17 shkurti të Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken, në Tiranë dhe Mynih.


"Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”- njofton DASH.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kujtojmë se ishte zyrtari i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën  'non grata' nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH