Politikë

"E keni qeverisjen si fytyra e “Shrekut", komenti i Salianjit për Gogun në komisioni parlamentar për sistemin TIMS

Shkruar nga Liberale

"E keni qeverisjen si fytyra e “Shrekut", komenti i Salianjit

Diskutime me tone të forta po zhvillohen pasditën e kësaj të marte në komisioni hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Mësohet se ka pasur përplasje mes kryetarit dhe nënkruetarit të këtij komisioni. 

Në media raportohet se nënkryetari i këtij komisioni Toni Gogu, akuzoi "Rithemelimin" për qëndrimin e mbajtur ndaj SPAK-ut duke u shprehur se në mëngjes e mburrin punën e Prokurorisë së Posaçme ndërsa në darkë ndryshonin mendim poshtë ballkonit ku Sali Berisha mbante fjalimet e tij.

"Ne nuk sillemi si Fiona te Shreku që një mëngjes të themi shiko sa mrië SPAK-u dhe në mbrëmje, në rrugicë të shpërfytyruar, të thoni ja SPAK-u i partisë. Nga agimi në muzg mburret SPAK-u dhe nga muzgu në agim mallkohet SPAK-u”– u shpreh Gogu.

Nga ana tjetër, kyrestari i këtij komisioni, Ervin Salianji u përgjigj duke krahasuar qeverisjen e socialistëve me personazhin vizatimor që Gogu e përmendi më herët.

“Ju qeverisjen e keni si fytyra e shrekut. Aq të zezë e keni qeverisjen dhe mirë që e përmende. Është kryeministri I kësaj republike që urdhëron administratën në këtë vend që kur nuk e kanë një favor të mos zbatojnë ligjin. Keni parë një thirrje të tilë ju në çdo vendi demokratë në botë? Ju jeni parti që bëni sikur jeni në amnezi. A ka përgjegjësi kryeministri për të gjithë këto afera që janë kapur apo jo?”- tha ndër të tjera Salianji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH