Politikë

"E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, Basha me tone të ashpra kundër grupit të Bardhit dhe Rithemelimit: Janë të kapur

Shkruar nga Liberale

"E kanë ngrënë lugën e çorbës së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediet, sulmoi grupin e Gazment Bardhit dhe të Rithemelimit.

Kryedemokrati u shpreh para gazetarëve mes ironisë se ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur, si dhe foli për pazare me Ramën.

“Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit por jo protestuesit e opozitës.
Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj.

Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, tha Basha. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH