Ka reaguar sërish Lulzim Basha ndaj ironisë së kryeministrit Edi Rama, për një lajm fars që qarkulloi sot në rrjetet sociale.
Basha, i cili drejton aktualisht Demokratët Euroantlantikë, reagoi për lajmin që tërhoqi vëmendjen e kryeminsitrit Edi Rama.
“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, "pas shpine", me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje”, shkroi Basha në reagimin e tij.
Sipas lajmit, Basha kishte humbur jetën në një aksident, çka tërhoqi fillimisht vëmendje dhe çoi në reagimin e ish-kreut të PD-së.
Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të rremë në rrjetet sociale se kryetari i Partisë Demokratike Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, “ka humbur jetën në një aksident rrugor”.
“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkroi Rama teksa ripostoi statusin e Bashës.