Politikë

E ardhmja e përbashkët në BE, Presidenti Begaj takim me homologun malazez

Shkruar nga Liberale
E ardhmja e përbashkët në BE, Presidenti Begaj takim me homologun

Presidenti Bajram Begaj dhe homologu malazez, Jakov Milatoviç thvilluan sot në takim pune.

Dy presidentët u fokusuan në bisedën e tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndersjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypaleshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

“Me mikun tim dhe fqinjin tonë, Jakov Milatovic, për një qasje të përbashkët ndaj ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm në rajon”– shkruan presidenti në facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH