Dy salla të Kuvendit të Shqipërisë do të mbajnë emrin e dy prej politikanëve të cilët fatkeqësisht tashmë nuk jetojnë më.
Bëhet fjalë për të ndjerët: Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. Në nisje të punimeve të Kuvendit, kryetarja Elisa Spiropali tha se të dy ishin politikanë me integritet që kanë dhënë kontribut të çmuar.
“Nderuam kontributin e dy politikaneve dhe parlamentarëve të shquar të Shqipërisë të cilët janë ndarë nga jeta para kohe, Bashkim Fino dhe Gerti Beogdani, duke emërtuar dy salla këtu në mejdeset e sallës së seancave me emrat e tyre. Në sallë janë familjarët e tyre, të cilët i përshëndes ngrohtësisht. Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin dy politikanë aktiv me integritet të lartë, prindër që frymëzojnë për me kontributin, dashrinë dhe mirësinë që na kanë dhënë ne. Ishte kjo arsyeja për të emëruar këto dy salla."- u shpreh Spiropali.