Politikë

Dy deputetë në burg/ Andrea Mano dhe Ervin Meka betohen në Kuvend, ulen në karriget e Salianjit dhe Çyrbjes

Shkruar nga Liberale

Dy deputetë në burg/ Andrea Mano dhe Ervin Meka betohen në

Ka nisur pak momente më parë seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku edhe janë betuar dy deputetët e rinj që kanë zëvendësuar Ervin Salianjin dhe Jurgis Çyrben.

Seanca i nisi punimet me betimin dy deputetëve të rinj, demokratit Andrea Mano që zuri vendin e Ervin Salianjit, i cili ndodhet në burg prej rreth një muaji.

Ndërsa në vendin e Jurgis Çyrbja u ul deputeti socialist Ervin Meka.

"Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenarë të datës 28 tetor 2024, do të diskutohet projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Në rend dite është parashikuar diskutimi për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.

Gjatë seancës plenare do të diskutohet edhe dekreti i kthyer nga presidenti Bajram Begaj, për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.- thuhej në rendin e ditës. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH