Politikë

“Duan të marrin vulën e Partisë së Lirisë”, Meta: Ja marrëveshja që më ofroi Nano për të marrë drejtimin e PS

Shkruar nga Liberale
“Duan të marrin vulën e Partisë së Lirisë”,

Kreu i PL-së, Ilir Meta, gjatë emisionit “Çim Peka Live” në Syri TV, u shpreh se Fatos Nano i kishte afruar një marrëveshje për të marrë drejtimin e PS-së.

“Në atë kohë më solli një marrëveshje për tu bërë kryetar i PS-së, ishte bashkë me ambasadorin francez. Më tha bëju kryeministër, bëju kryetar i PS-së, dhe Fatosi donte të bëhej President. I thashë President nuk bëhesh dot se është problem i Dushkut dhe nuk rri unë të pres Sali Berishën atje të rrethojë Presidencën, sepse Fatosi kishte edhe një problem se ikte”, u shpreh Meta, duke iu referuar zhvillimeve politike në 22 viteve më parë.

Më tej, Meta tha se Nano shkeli marrëveshjen që kishte bërë me të, marrëveshjen për Shqipërinë.

Meta u shpreh se, këtë përpjekje po e bën SPAK, SHIK-u dhe Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Edi Ramës.

‘Ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë, për të ja dhënë Edi Ramës. kjo nuk ndodh.

“Nëpërmjet SPAK, SHIK-ut, Agaçit.”

“Bashkëpunëtorët e brendshëm janë ata që thonë mos nxirrni Ilir Metën, Tedi Blushin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon, mos i nxirrni.”

“I di ai.”

"A të kam thënë unë ndonjëherë mos nxirr këtë apo atë?"

"Jo, unë u kam thënë në Partisë e Lirisë që dilni. Dilni dhe më shani dhe mua, nuk ka asnjë problem."

"Luan Hajdaraga miku im thoshte; më mirë edhe të shajnë, edhe të bësh gabime, por të ekzistosh në politikë se sa të mos jesh asgjëkundi."

"Edhe kur bën gabime edhe kur ekziston, me pak mençuri e kthen atë në pozitivitet. Ti nëse nuk ekziston të duhet shumë punë për të hyrë në treg si një produkt i ri."

"Po nuk qe ti prezent si Parti e Lirisë, do të jenë tjerët’, tha kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH