Politikë

Drejtuesit e rinj politik të PS-së! Pandeli Majko prezantohet, në Kavajë

Shkruar nga Liberale

Drejtuesit e rinj politik të PS-së! Pandeli Majko prezantohet, në

Pandeli Majkos i është besuar drejtimi i fushatës së PS, në Kavajë.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila është njëherësh edhe drejtuese politike në qarkun e Tiranës, e ka prezantuar sot Majkon në Kavajë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e largoi Majkon si drejtues politik në qarkun Kukës.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: “Kavajë – Bashkë me Pandin dhe Asamblenë e Zgjeruar Socialiste, gati për organizimin dhe fitoren më të veçantë të QarkutTiranë”.

Kujtojmë se vendimi për largimin e Majkos nga Kukësi u mor gjatë mbledhjes në selinë e PS-së më 6 Janar.

Në vend të Pandeli Majkos është caktuar Eduart Shalsi si drejtuesi i ri politik i Qarkut të Kukësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH