Politikë

"Drejtësi për vulën", përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike shkon në Apel pas letrës publike të Gjekmarkajt

Shkruar nga Liberale

"Drejtësi për vulën", përfaqësues ligjor i

Përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka bërë thirrje për një vendim të shpejtë dhe të drejtë.

Në një dalje publike për mediat, Indrit Sefa i kërkoi grupit të Rithemelimit, që drejtohet nga Sali Berisha që të dalë dhe të thotë se do të respektojë vendimin e Apelit.

“Ne u bëjmë thirrje palëve që të ndjekin rrugën ligjore që kjo çështje të gjykohet në një kohë sa më të shkurtër dhe që gjykata të japë një vendim të drejtë dhe të pavarur, të pa ndikuar.

I bëj thirrje komisionit të Rithemelimit që të thotë se cdo vendimmarrje e Apelit do të respektohet. PD e ka bërë të qartë, që cdo vendimmarrje e gjykatës së Apelit do të pranohet” tha ai.

Deklarata e Sefës vjen një ditë pas letrës së n/kryetarit të Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj që i çoi Apelit që të përshpejtojë punën dhe t’i japë vulën ish-kryeministrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH