Shtyhet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Bëhet me dije se seanca paraprake për dosjen e njohur "Partizani", do të mbahet më 20 janar ora 10:00.
"Çështja e zotit Berisha nuk diskutohet çështja për gjykim të shkurtuar, ne shikojmë pushimin, s’është detyre jonë të shpjegojmë, kallëzimi është i rremë, çështja e pronës. Kontestimet tona ishin voluminoze, për të shpjeguar çdo detaj se kjo çështje s’duhet t’i shkojë gjykatës për gjykim."- u shpreh Gjokutaj.
Kujtojmë se Berisha qëndroi nën masën e “arrestit në shtëpi” për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024. Ish-kryeministri është i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Gjithashtu në hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie “arrest shtëpie”.