Me përfundimin e orarit zyrtar Gjykata e Posaçme ndërpreu dhe shtyu për në 31 janar seancën paraprake ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë të dosjes "Partizani".
Më 11 shtator të vitit të kaluar, prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani” i komunikuan ish-kryeministrit Berisha akuzën për veprën penale "korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë".
Paraditen e kësaj të hëne kryetari i Partisë Demokratike u paraqit në SPAK për të firmosur, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që vendosi ‘detyrim paraqitje’ për të.
Qindra qytetarë ju përgjigjën thirrjes së tij dhe protestuan pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në mbështetje të Berishës.