Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.
Beqaj tashmë është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 Mars iu komunikua edhe akuza për shpërdorim detyre.
Po për këtë çështje, pra për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 persona të tjerë, ndërsa SPAK pritet të dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit.
Kujtojmë se më herët ish-ministri Beqaj ka thënë se do të përballet me drejtësinë dhe se sipas tij nuk ka asnjë aferë në çështjen e “Sterilizimit”, duke shtuar se edhe kur ka qenë ministër, edhe tani, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë interes ekonomik apo financiar nga kompanitë farmaceutike.