Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohet çështja “Babale”, aty ku deputeti demokrat, Ervin Salianji është paraqitur vetë për të ndjekur procesin.
Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Në fjalën e tij Salianji tha se ai kurrë nuk ka kallëzim në lidhje me këtë çështje dhe nuk e kupton veprën e kallëzimit publik për të cilën akuzohet.
Ai shtoi se dënoncoi dënimin në Itali të vëllait të ministrit të Brendshëm dhe nuk ka lidhje me Albert Veliun.
Salianji: Në funksionin tim si deputet dhe sekretar kam bërë denoncime të ndryshme në lidhje me funksionarë te lartë, për Arben Ndokën, Agron Carën, Flamur Biben, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn, Saimir Tahirin, Geron Xhafën, Artur Bushin, Ervin Rroshin, Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Pjerin Ndreun dhe kështu me radhë. Të gjitha keto çështje kanë qenë të denoncuara prej meje dhe të çuara në gjykatë. Të gjitha çështjet që kanë pasur ne çdo gjykatë janë fituar. Në vitin 2017 kemi nisur një denoncim për ish ministrin e Brendshëm dhe deputetin e PS tanimë, që kishte favorizuar që vëllai i vetë me këto dy emra, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, i qenka cënuar reputacioni. Ne kemi nxjerrë dokumentin gjyqësor të gjykatës italiane ku kemi thënë ky njeri ka dënim, ndërkohë vëllai është ministër i Brendshëm. Siç e dëgjuat nga avokati i gazetarit, ai thotë e kam bërë unë. Albert Veliu thotë e kam bërë unë. Ku hy unë këtu? Si hy unë këtu? E para nuk ka kallëzim. Ç’është kjo vepër kallëzim publik? Pa diskutim qe unë këtë do e bej 1000 herë dhe kur të dalë nga kjo.
Ka email-e që vërtetojnë që në këtë audio-përgjim e kemi patur në tetor 2017. Denoncimi është bërë në 4 maj 2018, në orën 11:00. Për tre ditë me radhë pati heshtje nga ministri dhe vëllai i vetë dhe heshtje nga prokurorët. Zero reagim. Nëse një njeri preket ne mënyrë të padrejtë del dhe thotë nuk jam unë personi i denoncuar me zë. Se ajo është me zë. Ky zotëri denoncohet në orën 11:00, dhe pavarësisht dënimit të tii me burg, shkon me influencën e vëllait të tij dhe vetëdorëzohet. Prova që ëshë ngritur e gjithë kjo “farsë” është gjë zëri i Agron apo Geron Xhafa ka ardhur me usb, nga një avokat që tani mbron të gjithë ministrat e korruptuar. Ndërkohë kur ka qenë në prokurori, e ka ndihmuar qe t’i shmanget dënimit. Ka një lidhje me shumë se klient-avokat.
Albert Veliun dhe Alfred Alizotin unë nuk i kam njohur kurrë. Si e kam bërë unë një kallëzim të rremë, kur ata thonë që e kanë bërë vetë. Si ka mundësi që Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua, zero asnjë koktakt. Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së Fierit me sill paratë se jam me shefin këtu. Alizoti urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve. Drejtori i policisë Andon Marku i jep para këtij.