Politikë

"Doni të bëni rrugaçin", Vokshi përplaset keq me Ndrecën: Shko tregoje tek PS! Po flet me fjalor rruge

Shkruar nga Liberale

"Doni të bëni rrugaçin", Vokshi përplaset keq me

Mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së nënkryetarit Plarent Ndreca, iku tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge.

Pjesë nga debatet në komision:

Plarent Ndreca: E mira është që të qetësoheni sepse jeni të karikuar për luftë. Nëse doni të bëni rrugaçin kjo është gjë tjetër.

Albana Vokshi: Kujdes me fjalorin, si nuk të vjen turp, po flet më fjalor rruge.

Plarent Ndreca: Sa herë të gënjeni do t'ju themi prap.

Plarent Ndreca: Po më bënë presion, po bërë presion s'të njoh fare. Ti ti bësh presion mazhorancës s'ka shancë, më lini të flas.

Albana Vokshi: Nuk flet këtu dot me fjalor rruge.

Plarent Ndreca: Është shqipe e pastër

Albana Vokshi: Ik shko dil në rrugë, shko tregoje aty tek PS-ja këtë fjalor.

Plarent Ndreca: Më lini të flas me dhunë nuk fitoni gjë, ose jeni tek molotovi ose tek Kushtetuta, nëse keni ardhur të hidhni molotov në komision, harrojeni.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH